Kengetarja shkodrane Dorina Garuci ka interpretuar me sukses rolin e Stefanise ne Musicalin e famshem “Saturdays Nights Fever”. Premiera eshte dhene te shtunen e kaluar ne Amstetten te Austrise ndersa do vazhdoje te jepet deri me 19 gusht. Suksesi I dorines ne austri ku edhe po studion rritet dita dites ne saje te talentit dhe punes se palodhur qe kengetarja tashme edhe aktorja Garuci po ben.

Qytetaret shkodrane krenare I bashkohen urimeve per suksesin e arritur te dorines ndersa edhe vete Bashkia Shkoder permes medias i uron suksese artistes Dorina Garuci duke u shprehur “Talente si ti, Dorina, na e shtojne gjithmone e me shume krenarine per qytetin tone. Faleminderit dhe suksese te metejshme”. “Saturdays Nights Fever” apo ethet e se shtundes mbrema Eshte nje musical amerikan I vitit 1977 ku merrte pjese John Travolta ne rolin e Tony Manero ndersa Karen Lynn Gorney ne rolin e Stephanie Mangano rol qe kesaj rradhe ne skenat austriake u luajt nga shkodranja Dorina Garuci. Ky musical njihet ne te gjithe boten per ndihmesen qe dha ne popullarizimin e muzikes se diskove gjithashtu beri te famshem John Travolten

PUBLICITET