DEPUTETJA GJERMANE KOMENTON NË TWITTER SITUATËN NË KOSOVË.Deputetja gjermane e Parlamentit Europian, Doris Pack, përmes një postimi në Twitter, ka bërë të qartë qendrimin e saj mbi krizën institucionale të Kosovës, duke shprehur habinë e saj se si pretendon të bëhet Kryeministër një politikan, partia e të cilit ka fituar vetëm 10% të votave në zgjedhjet parlamentare. 

Edhe pse nuk e ka përmendur drejtpërdrejt emrin e Ramush Haradinajt, kjo vetëkuptohet prej faktit se partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka fituar rreth 10% të votave në zgjedhjet e qershorit. Në profilin e saj në Twitter, Pak ka shkruar: “Ku është baza: Kryeministër me më pak se 10 % të elektoratit!”

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/oy4UTN4XAaI?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]