Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar në një intervistë për ‘DW’ përgjimet e reja që nxori dje gazeta gjermane ‘Bild’. “Unë nuk besoj që një publikim i tillë prish imazhin e Shqipërisë. Sigurisht që asnjë lajm sado i vogël, që nuk është pozitiv, nuk na pëlqen. Por cështja ka nevojë që të merret me qetësinë e duhur pasi është në hetim dhe kjo është një rrjedhje e paautorizuar, duhet të presim fundin. Nuk duhet të kërcejmë te konkluzionet shumë herët, pasi i bëjmë dëm procesit.

Ajo që është publikuar është pjesë e një dosje që po zhvillohet, bëhet fjalë për rastin konkret dhe përgjithësisht në të gjithë kuptimin e së drejtës përgjimet nuk janë prova, por incide që të cojë te provat. Duhet të presim deri kur të sqarohet rasti” tha ai.