Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka depozituar ditën e sotme në prokurorinë e Tiranës fakte të reja, që sipas tij implikojnë kryetarin e PD,

Lulzim Basha me personat që janë përfshirë në dosjen e pastrimit të parave, referuar sekuestrimit të 3.4 mln eurove në dy makinat ‘Toyota’.

Balla thotë se nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim ‘me të cilët lidhja e PD është organike,

ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale’.

Në vijim të transparencës dhe ndershmërisë përballë opinionit publik, sapo kemi depozituar në Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj personit të kallëzuar Lulzim Basha për disa vepra penale.

Taulant Balla: Jemi të bindur se këto hapa ligjorë do të zbardhin shpifjet dhe ofendimet e turpshme të esadistit Lulzim Basha, ndaj meje dhe ndaj gjithë grupit tim parlamentar. Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor.

Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike,

ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale).

Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shume rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre.

Ata tanimë duhet t’i mesojmë të sjellin prova para publikut, të turpërohen sic e meritojnë në sallat e gjyqeve dhe të procedohen penalisht kur shkelin ligjin.

E ndërsa nuk ka zbuluar provat që ka dërguar kundër Bashës në prokurori, ato i bashkëngjiten kallëzimit të pak ditëve më parë që Balla bëri kundër liderit të PD.

Taulant Balla bëri dy kallëzime ndaj Bashës, për nxjerrje të sekretit hetimor, dosje së cilës do i bashkëngjiten edhe materialet e depozituara sot nga Balla dhe padia e dytë është për shpifje.

Dje ishte seanca e parë, por Basha nuk u paraqit, ndërsa Krimet e Rënda shpallën mos kompetencën duke e dërguar në Gjykatën e Tiranës.