Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka pranuar kërkesën e prokurorisë belge për të dëshmuar në lidhje me hetimet për dosjen “Toyota Yaris”.

Burime nga PD-ja bëjnë të ditur se Lulzim Basha, ka shprehur gatishmërinë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge.

“Basha është shprehur i gatshëm të dëshmojë për të ndihmuar në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve të lartë të pushtetit” mësohet se ka thënë Basha, sipas burimeve brenda selisë blu.

Prokuroria belge iu drejtua me një letërporosi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur kërkon marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, si person që ka dijeni për ngjarjen e sekuestrimit të 3.4 milion eurove në portin e Durrës.

Kjo kërkesë vjen në Shqipëri, pasi në Belgjikë prej disa muajsh kanë nisur hetime për 12 persona për akuzën e pastrimit të parave