NDREGJONI: PARTIA E KRYEMINISTRI KA MANIPULUAR KËTO DOSJE. Hapja e dosjeve të komunizmit duhet bërë pa asnjë ekuivok dhe jo ashtu siç ka dëshirë kryeministri Edi Rama.

Kështu u shpreh presidenti i unionit mbarëkombëtar të- ish të përndjekurve politik Besim Ndregjoni për deklaratën e kreut të qeverisë për dosjet e diktaturës moniste.Ndregjoni thotë se në Shqipëri politikanët janë të çuditshëm kur shprehen kundër hapjes së dosjeve të komunizmit.Kreu i unionit të ish-të përndjekurve deklaron se partia e Edi Ramës ka manipuluar dosjet e komunizmit. Hapja ose e jo e dosjeve të komunizmit është një debat që vijon prej 24-vitesh pluralizëm. Përveç deklaratave ende nuk ka asnjë nisëm zyrtare e ligjore për të bërë të mundur hapjen e dosjeve gjatë regjimit monist.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/OBN7BDPovqE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE