Dosjet e sigurimit, debat PS-PD në komisionin e ligjeve

Ngritja e autoritetit për hapjen e dosjeve shkaktoi debat në komisionin e ligjeve, ku u miratuan kandidaturat që do të votohen në seancë. Nga 5 anëtarë që ka ky institucion votimi është formal për 3; Gentiana Sulën si propozim i Këshillit te Ministrave, Daut Gumenin dhe Simon Smiraken si propozime te shoqatave, i pari i mbështetur nga socialistet dhe i dyti nga demokratet. Ndërkohe që për 2 anëtaret e tjerë që i takojnë Parlamentit, ka pasur 3 propozime nga 3 partitë më të mëdha PS, PD dhe LSI, respektivisht Mariglen Kasmi, Sinami Zalli dhe Altin Hoxha. Paraqitja e dy kandidaturave të mbështetura nga maxhoranca, sipas demokratëve është skenar për ta përjashtuar anëtarin e mbështetur prej saj në autoritet , Ligji “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” u miratua në 30 prillin e 2015, por deri atëherë autoriteti që do hapte dosjet ende nuk është ngritur edhe pse sipas ligjit duhej të konstituonte brenda majit të 2015-s.

Artikulli paraprakKONÇENSIONI I RRUGES SE ARBRIT DHE RRUGA E KOMBIT,DEBATE NE KUVEND
Artikulli tjetërPIKASEN NGA POLICIA,TRAFIKANTET DJEGIN GOMONEN ME 2 TON KANABIS