Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp nga ambjentet e Kryeministrisë foli edhe për dosjet që përflitet për shitblerje votash në zgjehdjet e 2017, nga ana e PS-së.

Rama u shpreh se çdo përgjim nuk përbën asnjë provë edhe sikur të jetë vetë personi që i thotë të gjitha ato që dëgjohen dhe që mund të jenë kriminale.

Rama: Çdo përgjim nuk përbën asnjë provë edhe sikur të jetë vetë personi që i thotë të gjitha ato që dëgjohen dhe që mund të jenë kriminale. Nuk është prove. nuk e merr ta cosh dot në gjykatë tjetrin me kaseta. Duhet hetimi për ti provuar.

Për këto dy doje, në Dibër u vendos në përgjim partia politike, si grup i strukturuar kriminal dhe nuk ka asgjë deri tani si përgjim të na thotë se ka një përfshirje, të gjithë atyre që janë bërë copë në media, fjalime. Nuk ka asgjë. Ju po ti kishit do i kishit nxjerrë dhe kjo është një cështje hetimore dhe nuk zgjidhet në rrugë me molotov.

Në Durrës. Kryetari i Bashkisë përmendet në një fjali mes dy kriminelëve. Dhe nuk ka asnjë bisedë që së largu të flitet për blerje apo shitje votash.

Artikulli paraprak“BORCHARDT TURP TË KESH”,CAKAJ:KËRCËNOHET FAMILJA E AMBASADORIT TË OSBE-SË. AKT KRIMINAL
Artikulli tjetërRAMA THËRRET NË ZYRË ARTA MARKUN, SANDËR LLESHAJ, DREJTUES TË POLICISË DHE SHISH