Ish-ministri serb i Ekonomisë, Dragan Marshiqanin, ka propozuar që asnjë kosovar, i cili vuan nga kanceri, të mos trajtohet në spitalet e Beogradit.Ai e ka bërë këtë thirrje nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social ‘Twitter’, duke nxitur shumë reagime kundër tij.

Marshiqanin thotë se këtë kërkesë e ka mbështetur në faktin se një numër i konsiderueshëm i kosovarëve trajtohen në spitalet e Beogradit për sëmundje të kancerit.

“Quajeni ç’njerëzore, të pashpirt, por unë do të ndaloja që kosovarët që vuajnë nga kanceri të trajtohen në Beograd”, ka deklaruar ai. “Urdhëroj që shqiptarët të trajtoheshin në vendet e NATO-s,

pasi që ata i mbuluan me uranium të varfëruar edhe serbët”, ka shkruar Marshiqanin.Një deklarim i tillë ngjalli reagime në rrjetin e popullarizuar social.

Madje, një përdorues i ka thënë ish-ministri serb se kjo deklaratë është ç’njerëzore dhe e turpshme, pasi që sipas tij, asnjë vend i NATO-s nuk ua ndalon serbëve trajtimin për gjendje të tilla shëndetësore.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar që dikush të ketë refuzuar të shërojë dikë kudo në botë. A nuk trajtohen njerëzit tanë (serbët) kudo në botë, duke përfshirë vendet anëtare të NATO-s ?? !! Çnjerëzore.

Dhe nga serbët ka të mirë dhe të këqij, dhe shqiptar po ashtu. Shumë ksenofobike. E turpshme!”, ishte kundërpërgjigja e një nga përdoruesit e Twitter.

Artikulli paraprakMBAJMË REKORDIN BOTËROR PËR KËTË BIZNES…POR EDHE AI PO FALIMENTON!
Artikulli tjetërPROTESTA MASIVE NË RUMANI KUNDËR KORRUPSIONIT NË VEND