Ka 40 vite në skenën e Teatrit “Migjeni”, duke i dhuruar këtij panteoni një larmi të jashtëzakonshme rolesh, të cilat janë bërë pjesë e suksesit të pandarë të teatrit.

Pas kaq vitesh, kanë vendosur që aktoren e madhe, Drande Xhaj, ta nxjerrin në pension. Për artistin, pensioni mund të jetë edhe vdekjeprurës, ashtu siç vetë Drande Xhaj shprehet për Star Plus.

Xhaj sot është në kulmin e veprimtarisë dhe nuk i mungon dëshira, fuqia dhe pasioni për t’i dhuruar akoma më shumë artdashësve shkodranë.

Teatri “Migjeni” sot vuan për elementët e rinj, aktorët që do të bëjnë historinë në të nesërmen e tij. Ndoshta kjo është arsyeja pse publiku nuk e pret aspak mirë lajmin për pensionimin e ikonave të tij.

Drande Xhaj ndoshta e ndjen veten pak fajtore për mungesën dhe afrimin e të rinjëve në teatër.

Aktorët e mëdhenj të skenës kanë treguar se nuk harrohen asnjëherë, qoftë edhe para një pensioni të detyruar nga mosha.

Megjithatë, sot, Drande Xhaj, është një ikonë e aktrimit, të cilin shpreson ta çoj përtej me projekte të reja, duke mos u fshehur përball një pensioni formal.