Një akt te padrejte e quan shoqata e ish te përndjekurve Shkodër propozimin e qeverise për heqjen nga skema e dëmshpërblimeve përfituesit e radhës se dyte që në këtë rast janë nipërit dhe mbesat e të dënuarve të komunizmit.

Kryetari Zenel Drangu bën të ditur se të gjithë të persekutuarit do ta kundërshtojnë me force ndryshimin e këtij ligji. 20 milionë dollarë do të jetë shifra për gjate 3 viteve të ardhme qe do tu shpërndahet të dënuarve të komunizmit nga kjo shifër për trashëgimtaret do te ketë vetëm 6 milion.E thëne ndryshe nipërit dhe mbesat duhet të presin gjate në radhe për të marre të paktën një kest. Aktualisht mungesa e parave nuk duket i vetmi problem për këtë kategori por edhe mosplotësimi mire i dokumentave.Këta të fundit duhet të paraqiten pranë sektorit të pagave për të dorëzuar dosjen e plotësuar dhe tashme me shpresën se ligji ne parlament nuk do të ndryshoje.

PUBLICITET