Kreu i shoqatës së ish të përndjekurve politikë Zenel Drangu bën përgjegjëse Partinë Demokratike për vonesën 27 vjeçare të dëmshpërblimeve ndaj kësaj shtrese.

Sipas Drangut, PD-ja duhet të kishte përfunduar shpërndarjen e përfitimeve, pasi ish të përndjekurit kanë mbështetur vazhdimisht këtë forcë politike. Sipas Drangut, mazhoranca aktuale është fokusuar tek dëmshpërblimi i kategorisë parësore, por nuk po u kushton vëmendje kategorive të tjera.

Sipas Zenel Drangut, Dëmshpërblimet për kategoritë e ish të përndjekurve politikë janë përdorur gjatë fushatave elektorale. Vullneti politik i mazhorancave mund të përfundonte shpërndarjen e dëmshpërblimeve brenda 1 viti qeverisje.

Artikulli paraprakPOLICIA NË NDIHMË TË TË PASTREHËVE
Artikulli tjetërMONSINJOR MASSAFRA, 20 VITE SHËRBIM IPESHKVNOR