Brenda një muaji pritet që punimet tek shtëpia e të moshuarve në Shkodër të përfundojnë. Tashmë gjithçka është drejt fundit në këtë investim të qeverisë shqiptare për rikonstruksionin e godinës të atij institucioni të rëndësishëm.

Një gjë të tillë e bën të ditur vetë drejtori i shtëpisë së të moshuarve Edmond Emini.
Drejtori Emini shprehet se ka punime rrënjësore në të gjitha sistemet ndërsa është menduar që të vendosen pajisje dhe materialet të kohëve të fundit.

Sërish bën me dije se pavarësisht rikonstruksionit nuk do ketë shtesë të numrit të rezidentëve në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.

Me rikonstruksionin që po bëhet kushtet për rezidentët në shtëpinë e të moshuarve përmirësohen ndjeshëm.