Gjykata e Lartë zbardh emrat e dy gjyqtarëve nga Gjykatat e Apelit në rrethe që kandidojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ata janë Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit Vlorë dhe Luan Dervishi nga Gjykata e Apelit Shkodër. Brikena Ukperaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 2004 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006.

Prej vitit 2016 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë, ndërsa pak kohë më parë kaloi edhe procesin e Vettingut.

Ndërsa kandidati i dytë është Luan Dervishi. Ai ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985 dhe prej vitit 2007 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Pas dorëzimit të kandidaturave, Gjykata e Lartë do të vijojë me procedurën për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët dhe më pas kjo gjykatë do të shpallë zyrtarisht kandidaturat.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët 6 janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, ku 1 është anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore