Meta dhe Rama pranojnë propozimin e ri të ambasadorëve, Basha del i qeshur nga Kuvendi: Jemi në negociata Lajme të mira nga negociatat në Kryesinë e Kuvendit për Reformën në Drejtësi.

Mësohet se Ilir Meta dhe Edi Rama kanë pranuar propozimin e ri të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ndërsa ende nuk ka një konfirmim final nga demokratët. Megjithatë kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë i qeshur nga Kuvendi, duke artikuluar fjalët ‘’Jemi në negociata’’. Asgjë më shumë për gazetarët që e rrethonin nga Basha. Çështja kyçe ishte fokusuar te emërimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas formulës së vettingut propozuar nga ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland. Siç mësohet, formula e zgjedhjes propozuar nga ambasadorët këtë të enjte, nuk do të jetë si ajo e vettingut, me anëtarë të barabartë.

Artikulli paraprakFOTOLAJM – “DREJTËSIA”, NDOCAJ: PESË KRIMINELË PO MBAJNË PENG TË ARDHMEN TUAJ
Artikulli tjetërBRAZIL, FRIKË PËR AKTE TERRORISTE GJATË LOJRAVE OLIMPIKE