Drejtori i fondit të kujdesit shëndetësor në Shkodër Arvit Osja ka pranuar mungesën e mjekëve të familjes duke pohuar po ashtu se ka element abuziv të cilët tashmë janë pjesë e kontrolleve. Sa i përket kartave të shëndetit ky process po ecën mirë thotë drejtori Osja teksa deri tani ka 53 mijë karta aktive.

Duke folur për spitalet e Pukës dhe Malësisë së Madhe të cilat nuk funksionojnë si spitale ende nuk ka një zgjidhje për shkak të mungesës së mjekëve dhe se banorët e këtyre zonave duhet që të vijnë në spitalin rajonal të Shkodrës. Si shkak i mungesës së spitaleve në Pukë dhe Malësi të Madhe fluksi në spitalin rajonal të Shkodrës është i lartë duke qenë se shërben edhe për zona të tjera të veriut.

Artikulli paraprakÇOMO: ISH KOMUNAT KANË PROBLEME ME SAKTËSIMIN E ADRESAVE
Artikulli tjetërMITHI: FALENDEROJMË QYTETARËT, PO Ç’RREGJISTROJNË MJETET E PRISHURA