Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi vazhdojnë që të mbeten një problem që ende nuk ka gjetur një zgjidhje përfundimtare mes zyrës së regjistrimit të pasurive në Shkodër dhe bashkisë Shkodër.

Drejtori i hipotekës në Shkodër Genc Bërhani shprehet se pavarësisht se tashmë është ngritur komisioni përkatës për AMTP-të në prefekturën e qarkut Shkodër sërish përcjellja me gabime e dokumentacionit nga ana e bashkisë sipas tij mbetet një problem.

Drejtori i i hipotekës në Shkodër tha se në momentin kur zyra e regjistrimit të pasurive pas aplikimeve nga ana e qytetarëve nuk mundet që të lëshojë çertefikatën e pronësisë apo për shërbime të tjera atëherë në përgjigje liston në një shkresë të vetme të gjitha problematikat e hasura në mënyrë që qytetarët të kenë lehtësi për t’i plotësuar më pas.

Hipoteka në Shkodër vijon të mbetet një nga institucionet me problematika të mëdha të trashëguara ndër vite të cilat kërkojnë një zgjidhje.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA VIZITON NË SPITAL PROTESTUESIT E PLAGOSUR
Artikulli tjetërMASSAFRA: MË SHUMË NDËSHKIM KUSH SHKAKTON AKSIDENT