Prej tre javësh, plazma e gjakut po dhurohet edhe në spitalin rajonal të Shkodrës nga persona të cilët janë shëruar nga infeksioni COVID-19. Drejtori I spitalit, Ardian Dajti, bën numri I dhururesve është akoma I vogël, por po merren masa për rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë që ka ky lloj I dhurimit të gjakut.

Si shumë nga format me të cilat po trajtohen pacientëte infektuar me koronavirus, edhe metoda me plazmën e gjakut rezulton mjaft efektive bën të ditur Dajti.

Kjo nisëm sa vullnetare është aq edhe njerëzore, ndaj drejtori bën të ditur se kjo është zgjedhje është nq dorë të ish-pacientëve të COVID-19

Në plazmën e gjakut të një personi të shëruar nga COVID – 19 ka edhe antitrupa që trupi ka krijuar gjatë luftës ndaj sëmundjes. Plazma që përmban këto antitrupa, të cilat luftojnë infeksionin quhet plazmë konvaleshente.

Ajo shfrytëzohet për të trajtuar pacientët me COVID – 19, pasi vlerësohet se, antitrupat e ndodhura në plazmën konvaleshente lidhen me virusin në trupin e pacientit, duke reduktuar ndikimin e tij dhe kufizojnë kështu përparimin e sëmundjes.

Plazma konvaleshente ka demonstruar efikasitetin e saj në përdorimet e mëparshme ndaj viruseve Ebola dhe SARS