LEONARD KEPI: KEMI VËSHTIRËSI, PO BASHKËPUNOJMË ME POLICINË. Shpërdorimet e ujit në Shkodër vazhdojnë të mbeten një problematikë madhore për ndërmarrjen e ujësjellës kanalizime në qytet. Drejtori i ujësjellësit Leonard Kepi thotë se shpërdorimet e ujit sjellin vështirësi ndaj është hartuar një plan pune sëbashku me forcat e policisë për të ulur shpërdorimet.

I pyetur për zonat më problematike drejtori Kepi thotë se shpërdorimet e ujit janë prezente në të gjithë qytetin e Shkodrës. Drejtori Kepi kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe i bën thirrje që ta ruajnë ujin dhe jo ta shpërdorojnë sepse bën që niveli i humbjeve të jetë i lartë. Sa i përket këtyre muajve në stinën e verës, drejtori Kepi bën me dije se do ketë furnizim të vazhdueshëm me ujë të pijshëm dhe se s’do të ketë ndërprerje duke përjashtuar ndonjë rast avarie.

Artikulli paraprakOPERACIONI “MARTESA”, NË PRANGA 10 PERSONA PËR TERRORIZËM
Artikulli tjetërKOMPLETOHET NDRIÇIMI NË UNAZËN LINDORE