ETLEVA BISHA: DO TA HETOJMË DERI NË FUND PËR TË NXJERRË SHKAQET. Drejtorja e përgjithshme e shërbimit social Etleva Bisha një akt të rëndë e quan dhunën ndaj fëmijë të shtëpisë parashkollore dhe e dënon rastin në fjalë. Drejtorja Bisha ishte në një takim në këtë institucion. Përveç pushimit të menjëhershëm nga puna thotë drejtorja Bisha, prokuroria ka nisur hetim për video-skandalin ku shfaqen fëmijët duke u dhunuar.

Kjo ngjarje nuk mund të identifikojë krejt sistemin social në Shqipëri shprehet drejtorja e përgjithshme ndërsa thotë se fëmijët e këtyre institucioneve duhet të ndjehen të mbrojtur. Ende nuk dihet nëse do të ketë masa të tjera për këtë institucion ndërkohë që po verifikohet gjithçka. Drejtorja Etleva Bisha ka zhvilluar disa takime në shtëpinë e fëmijës e po ashtu edhe seanca individuale me punonjësit e mbetur.