Drejtuesja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) Gentiana Sula ka reaguar për herë të parë pas vendimit të prokurorit Bujar Sheshi për ta kallëzuar penalisht .

Sula u shpreh se i qëndron shkresës së dërguar prokurorisë së Përgjithshme nga institucioni që drejton, nga ku rezulton se Sheshi ka qenë ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Gjithashtu Sula theksoi se në 2 vitet e fundit është bërë verifikimi i të paktën 1500 figurave të rëndësishme dhe 30 janë gjetur me probleme.

“Jemi të hapur për cdo hetim, procesi ka qenë i drejtë, janë marrë masat, është i dokumentuar mirë. Pretendimi mbi ngatërrimin e gjeneraliteteve? Autoriteti si organ kolegjial ka bërë verifikimet.

Personi ka të drejtë e animimit. Nuk ka axhendë politike, do të bëjmë punën kështu sikur po e bëjmë. Na vjen keq që vendimi ka dalë në shtyp. Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe 4 prej tyre janë gjetur me probleme.

Në dokumentet e sigurimit nga 1500 figura rreth 30 janë gjetur me probleme” deklaroi Sula.

Deklaratën drejtuesja e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve e bëri gjatë një aktiviteti ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri. Susanne Schütz foli për procesin e hapjes së dosjeve në Shqipëri.

“Hapja e dosjeve po ecën përpara, ndoshta në mënyrë të ngadaltë, por po ecën përpara. Përshëndes përpjekjet e Shqipërisë që nuk po e le në prehje të shkuarën” theksoi ambasadorja.

Artikulli paraprakNESËR FUTET NË FUQI REGJIMI I POSAÇËM NË BURGJE,GJONAJ: DO TË IZOLOHEN 270 TË DËNUAR
Artikulli tjetërDËRGOI BUJAR SHESHIN NË KLP, PD DHE LSI KËRKOJNË PEZULLIMIN E KRYEPROKURORES ARTA MARKU