Në fshatin e vjetër të Drishtit Ura e Telit vazhdon të mbahet në këmbë duke qënë mjaft fuksionale për disa fshatra të kësaj zone. Me dhjetra banorë që kalojnë aty cdo ditë janë të rrezikuar.

Edhe pse në shumë vende dërrasat e urës janë të hequra banorët sfidojnë rrezikun vetëm sesi të shkurtojnë distancën për të kryer punët e tyre nga njëra zonë në tjetrën

Kjo ure është e vetmja mënyre kalimi më e shkurtër për nxehësit e fshatit Omaraj te cilët zbresin për kryer mësimin ne shkollën e Drishtit .
E njohur si Ura e Telit ajo lidh fshatrat Domen,Ura e Shtrenjtë dhe Omaraj me fshatin Drisht.

Ndonëse deri tani kjo urë ka shërbyer në funksion të banorëve ende nuk ka marrë vëmendjen e askujt.

Së fundmi banorët kanë ndërhyrë vetë për të vendosur disa dërrasa mirëpo ato thonë se nevojitet ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse për të ndërhyrë në të.Jeta e banorëve është në rrezik, pasi dërrasat janë kalbur dhe mbrojtëset anësore mungojnë.

Janë më shumë se 1000 banorë të disa fshatrave të cilët për tu lidhur me qendrën administrative i’u duhet të kalojnë në këtë urë e cila vetëm emrin ka të tillë, pasi nuk ofron asnjë siguri për kalimtarët

Artikulli paraprakMETA NUK LIRON BUSHATIN, DEKRETON EMËRIMIN E 4 MINISTRAVE, 5 PEZULL
Artikulli tjetërBOKS, BANORËT HEDHIN MBETURINAT NË RRUGË