Kryetari i Partisë Aksioni i Bashkuar për Reforma, Dritan Abazoviç është shprehur optimist në lidhje me formimin e qeverisë së re në Malin e Zi.

Lideri me prejardhje shqiptare tha se Mali i Zi do të mund të zgjedh ekzekutivin në muajin tetor. “Formimi i qeverisë, shpresoj për disa javë. Besoj se çdo gjë ka me mbaru në një mënyrë paqësore dhe demokratike”, tha ai në një intervistë për Alsat-M.
Ndërkohë javën tjetër pritet që të ftohet seanca e parë e Kuvendit.

“Jemi duke zhvilluar bisedime për ditë dhe tani për tani çdo gjë po shkon me rregull. Nesër do të takohemi me kryetarin e parlamentit rreth seancës së parë zyrtare ku duam të verifikohen mandatet pastaj të zgjidhet kryetari i ri i parlamentit”. shpjegoi ai. “Mundemi me prit që ajo seancë me qenë në fillim ta javës së ardhshme”, tha Abazoviç.

Abazoviç, i cili vjen nga familje shqiptare, drejton partinë URA (United Reform Action; Aksioni i Përbashkuar për Reforma), kjo në zgjedhjet e 30 gushtit mori mbi 22 mijë vota (5.5%) duke fituar 4 mandate deputetësh, vendimtare këto për formimin e qeverisë së re.

Artikulli paraprakÇFARË NDODH NËSE NUK LIBERALIZOHEN VIZAT NË TETOR PËR KOSOVËN. JA ÇFARË THOTË ANALISTJA
Artikulli tjetërADMINISTRATA MË ME FAT, JA PUNËT KU SHQIPTARËT PUNOJNË ME ORË MË TË ZGJATURA