Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me 42 vite 5 muaj burg 10 persona të akuzuar si kultivues të bimëve narkotike canabis sattiva,

8 të tjerë janë dënuar me 28 vite e 8 muaj burg por janë lënë të lirë me kushtin që për 4 vite të mos kryejnë vepër penale ndërsa një tjetër është shpallur i pafajshëm dhe për një tjetër shtetas është pushuar çështja pasi është ndarë nga jeta.

Në këtë mënyrë pas operacionit të policisë “Early Spring” me 28 shkurt të fund të vitit të kaluar ku në total u arrestuan 27 persona të dyshuar si bashkëpunëtor

në kultivimin e bimëve narkotike në Dukagjin gjykata e apelit në Shkodër ka dhënë vendimin e formës së prerë për 19 shtetas ndërsa për 7 të tjerë vijojnë ende gjyqet.

Në total sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë janë 31.386 rrënjë canabis të asgjesuara nga policia e Shkodrës në 166 parcela gjithsejt pëmes 28 aksioneve të ndryshme gjatë periudhës 28 qershor-28 shtator 2016.

Para arrestimit për disa muaj me radhë këta persona të dënuar janë përgjuar nga prokuroria dhe policia dhe më pas është vepruar përmes kontrolleve në terren duke gjetur edhe parcelat me drogë në Dukagjin.

Në këtë mënyrë shtetasi Gjin Lushi, me detyrë kryeplak i fshatit Xhan në njësinë Pult është dënuar me 5 vite burg, Dritan Lisaj me detyrë kryeplak i fshatit Mgullë në njësinë Pult është dënuar me 4 vite burg,

Fatmir Ara me 4 vite burg, Gëzim Çakaj me 4 vite burg, Emiljan Qeftaj me 4 vite burg, Rinaldi Qefataj me 4 vite burg, Pllumb Shpati me 4 vite burg, Luvigj Shpati me 4 vite burg, Benard Bungaja me 4 vite burg,

Nikë Bashi me 4 vite burg. Shtetasit Llesh Qeftaj, Nikë Qeftaj dhe MArk Bashi janë dënuar me 4 vite burg por janë lënë të lirë me kusht që për 3 vitet e ardhshme të mos kryejnë vepër penale.

Shtetasit e tjerë Gjon Ndresaj, Mentor Bungaja, Gjovalin Gavrilaj, Ndoc Papshaj dhe Ndok Bregu janë dënuar me 3.4 vite burg me kusht që 3 prej tyre për 4 vite të mos kryejnë vepër penale dhe dy të tjerë e kanë këtë kusht për dy vite.

Apeli në Shkodër shpalli të pafajshëm shtetasin Dedë Koçeku ndërsa është pushuar çështja për Angjelin Shkambin i cili u vra me 17 dhjetor të vitit të kaluar dhe një prej pistave të kësaj vrasjeje është edhe një borxh për shkak të pazareve të drogës.

Përveç këtyre personave për të cilët është dhënë dënimi i formës së prerë për 7 shtetas të tjerë do të nisin seancat gjyqësore në gjykatën e apelit pasi që në shkallën e parë për ta është veçuar çështja në gjykim.

Bëhet fjalë për shtetasin Ardian Loci me detyrë shofer tek FNSH-ja e Shkodrës dhe shtetasit Nikë Lami, Alfred Rripaj, Pal Dushku, Pllumb Dushku, Gjokë Gjergji dhe Gjon Kodraj.

Në vendimin që ka dhënë gjykata e shkallës së parë vërehet se mes këtyre 27 shtetasve të përfshirë bashkëpunimi nuk është i përhershëm për një ose disa parcela të mbjellë me cannabis sattiva,

por një bashkëpunim sipas nevojave të ndersjellta të të pandehurve, ku secili, ose një grup i vogel prej tyre, kishin parcelat e veta por jepnin ndihmesën dhe për parcelën, ose parcelat, e një të pandehuri tjetër ose grupi tjetër.

Pra ishte krijuar një lloj ekonomie bujqësore që shfrytëzonte toka të siguruara në territore me pronësi shtetërore (mes pyjeve dhe livadheve) e bazuar në kultivimin e bimëve narkotike,

ku shprehet një lloj bashkëpunimin i vecantë mes kultivuesve për ndihmë të ndërsjelltë, që konsistonte në sigurimin e fidanëve, vendosjen e një farë rregulli për shfrytëzimin e burimeve ujore (shumë e domosdoshme në kultivimin e bimëve narkotike),

ruajtjen e parcelave nga demtimet, kembimin e informacioneve mes tyre, sidomos të levizjeve te policisë në zonë.

Madje ato bashkëpunonin për të siguruar edhe informacion nga policia dhe shperndarjen e këtij informacioni tek të gjithë kultivuesit.Vihet re kjo nga pergjimet ,

jo vetëm tek përmbajtja e tyre, ku duket qartë bashkëpunimi spontan dhe sipas nevojave të rastit, por edhe fakti që janë të gjithë të pandehurit që komunikojnë njeri me tjetrin , direkt ose indirekt.

Këta të pandehur kanë bashkëpunuar mes tyre që në ndarjen e zonave, në gjetjen e farave, në kultivimin e bimëve dhe në ujitjen e tyre, në ndarjen e rradhës për ujitje dhe të punëtorëve dhe ndarjen e mjeteve të ujitjes,

burimeve, zorrëve, pompave të ujit dhe xheneratorëve, etj, dhe po nga këta të pandehur është bërë edhe ruajtja e parcelave, si dhe komunikimet mes tyre në ruajtjen nga policia si të parcelave dhe ashtu edhe të bashkëpunëtorëve në mënyrë që të mos i gjendeshin sende të kundraligjshme në banesa dhe në vendet ku qëndronin dhe mos gjetjen e

bashkëpunëtorëve dhe punëtorëve të paguar prej tyre. Kjo e bën, në të shumtën e rastëve, shumë të veshtirë ose të pamundur identifikimin e përkatësisë së sipërfaqes së kultivuar por del qartë dhe pa asnjë dyshim se të gjithë të pandehurit janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në përgjimet që kanë personat që u dënuan nga gjykata e apelit dhe të tjerët që janë në gjykim në disa raste bashkëpunonin për të shitur kilogramët e canabisit pasi e prodhonin apo ndihmonin njëri-tjetrin.

Artikulli paraprakRAMA PREZANTON POLITIKËN E RE: JA ÇEKU PËR ÇDO FËMIJË TË LINDUR
Artikulli tjetërRAMA: NUK JEMI MË NË BUNKERIN E ENVERIT, JA PSE KËRKOJNË AZIL SHQIPTARËT