Gjatë operacionit të koduar ‘Street Drugs’ policia e Arezzo në Itali njoftoi se ka vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar me iniciale G. A.

Sipas mediave italiane, ai jetonte pa dokumente në vendin fqinj dhe ishte deportuar disa herë për këtë arsye.Shqiptari ishte dënuar në të kaluarën për vjedhje, grabitje dhe shpërndarje droge.

Pas një kontrolli të bërë në shtëpinë ku jetonte, shqiptarit iu gjet 1 kg kanabis i ndarë në pako dhe një peshore elektronike.

Në mes të çarçafëve u gjet edhe një pistoletë gjysmëautomatike me një karikator. Arma ‘Berardinelli’ modelo 60 e kalibrit.

22 ishte vjedhur vetëm 2 ditë më parë në një apartament bashkë me 4 pushkë të tjera. Shqiptari u vu në pranga me një sërë akuzash.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE