Një organizatë e madhe arabo-shqiptare e trafikut ndërkombëtar të kokainës është shkatërruar sot në mëngjes nga karabinierët.

Arrestimet janë kuadrin e operacionit me emrin e koduar “Sottobosco”.
Në përfundim të tij, janë vënë në pranga 22 persona në lokalitete të ndryshme në Emilia Romagna, Toscana, Lombardi e Sicili.

Hetimet kanë nisur që më 2016 dhe kanë dokumentuar aktivitetin e bandës në trafikimin e kokainës të cilën e merrnin në Holandë.