Dy operacione te policise greke per goditjen e trafikut te droges nga Shqiperi.

Ne kufirin greko-shqiptar, ne Kallpaq, Janine, policia greke ka ndaluar nje mjet brenda te cilit u gjeten dhe sekuestruan 2 canta qe permbanin 6 pako me 38 kg marijuane. Gjate operacioni eshte ndaluar vetem drejtuesi i mjetit, shqiptar 23-vjec nderkohe qe pasagjeri ka arritur te largohet me vrap.

Ne Selanik eshte kapur nje bashkepunetor i tyre, grek 26-vjec. Nderkohe ne nje operacion te dyte ne Selanik, jane sekuestruar 5 pako me 49 kg 300 gram marijuane dhe jane arrestuar dy greke 41-vjecare teksa po fusnin droge ne nje automjet.