Banorët e lagjes Dudas kanë dorëzuar në bashkinë Shkodër peticionin me 300 firma ku kërkojnë rikonstruksionin e disa rrugicave dytësore për shkak të amortizimit të tyre.

Në takimin me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi banorët e Dudasit nuk kanë marrë përgjigjen e dëshiruar. Një zgjidhje emergjente pritet që të jetë mbyllja e disa gropave në rrugicat e lagjes Dudas. Banorët e Dudasit kanë mbetur të zhgënjyer nga takimi në bashkinë Shkodër. Rrugicat në lagjen Dudas ndodhen të amortizuar prej 25 vitesh ndërsa banorët kanë marrë vetëm premtime që nuk janë mbajtur asnjëherë ndërsa edhe janë gënjyer gjithë këto vite.

Artikulli paraprakTONIGHT – 17.01.2017
Artikulli tjetërGJAKMARRJA, 300 FAMILJE KANË EMIGRUAR NË 20 VITE