Në një kohë që tregtarëve u sekuetsrohet duhani nga policia dhe Croën Agents me qindra tonelata duhan kanë mbetur stok në fermat e shtëpitë e banorëve në fshatra të ndryshëm ku kultivohet prej shumë vitesh. Edhe pse iu është premtuar se qeveria do ta blejë duhanin e fermerëve të shumë fshatrave që njihen për një cilësi të mirë të prodhimit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në më shumë se dy vite të qeverisë Rama-Meta.

Duhani nuk shitet prej afro 5 vitesh duke krijuar një situatë të vështirë ekonomike në shumë prej këtyre zonave rurale që pjesa më e madhe e tyre mjet jetese kanë vetëm duhanin. Fermerët pak kohë më parë janë shprehur për “Star Plus” se e gjithë kjo vjen për shkak se janë vetë deputetët apo qeveria që e ka monopol të saj tregtinë e importimit të cigareve nga vende të ndryshme duke lënë të bllokuar duhanin vendas që prodhohet. Apeli i fermerëve para pak kohëve ishte që qeveria të zgjohet dhe të vijë e ta blejë duhanin sepse është edhe një mundësi shumë më e madhe punësimi dhe një zhvillimi të qëndrueshëm. Zona si Postriba, Sheldija apo edhe disa fshatra në Malësinë e Madhe janë pjesë të cilat historikisht janë marrë me prodhimin e duhanit. Më parë ka ekzistuar edhe fabrika e cigareve e cila ka bërë përpunimin e duhanit e më pas tregtimin e tij. Me ardhjen e demokracisë gjithçka ka ndryshuar dhe tashmë duhani vendas nuk prodhohet më duke preferuar cigaret e importuara me një çmim shumë më të shtrenjtë. Për të mos mjaftuar këtë tregtarë duhet të përballen edhe me aksine policore në një kohë që qeveria nuk iu ofron asgjë.

PUBLICITET