Në situata delikate dhe paniku nuk mungojnë episodet e histerisë kolektive. Diçka e tillë është bërë e pashmangshme edhe në Itali që kur epidemia e koronavirusit shpërtheu në veri të vendit për tu përhapur më pas edhe në jug.

“Zonjë, duhet të dezinfektojmë të gjitha kartëmonedhat në qarkullim për urgjencën e koronavirusit”.

Me këtë alibi, një pensioniste në periferi të Bolognas 81 vjeçe u mashtrua dhe ju grabitën 500 euro. Një grua u shfaq në shtëpinë e saj, e cila duke pretenduar se ishte një zyrtare publike e paspecifikuar, e bëri atë të besonte se ajo duhej të dezinfektonte kartëmonedhat. Pasi mori paratë nga gruaja e vjetër, ajo iku me shpejtësi. E moshuara e denoncoi rastin në polici.

Shoferi foli në telefon me mjekun e tij të familjes për koronavirusin dhe paniku filloi në autobus, me pasagjerët që kërkuan ndërhyrjen e karabinierëve.

Ndodhi në Bettolle, në komunën e Sinalunga (Siena), në lokalitetin e Bisciano. Qendra e operacioneve pranoi një kërkesë nga disa pasagjerë në një autobus që shqetësoheshin sepse kishin dëgjuar shoferin duke biseduar në telefon me doktorin, duke shprehur frikën e tyre se kishin rënë në kontakt me koronavirusin. Karabinierët ndërhynë në vend.

Hetimet zbuluan se shoferi kishte njoftuar vetëm mjekun se ai kishte kryer tashmë testin e koronavirusit me rezultate negative pasi që kishte udhëtuar nga Lombardia për në Toscana për punë.

Urgjenca e Arrezzos ra pre e vjedhjes, rasti i dytë i regjistruar brenda pak ditësh. Këtë herë hajdutët morën dy kuti me maska për fytyrën nga radiologjia. Kreu i departamentit paraqiti një ankesë.