Armand Duka, presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit, është zgjedhur anëtar I Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kreu I FSHF-së fitoi garën falë 36 votave nga 55 të mundshmet, ku 2 rezultuan të pavlefshme.

Kjo është hera e parë që një shqiptar zgjidhet në postet drejtuese të UEFA-s me një mandat 4-vjeçar. Së bashku me Dukën në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s do të jenë edhe emra të njohur si kroati Davor Shuker dhe Luis Rubiales, I cili është presidenti I Federatës Spanjolle të futbollit.

Në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s bëjnë pjesë 16 anëtarë, ndërsa për Dukën kjo është hera e dytë që kandidon, pasi dy vite më parë dështoi për një pozicion.

Fakt interesant është se për kreun e federatës tonë data 7 shkurt duket me fat, pasi si sot një vit më parë mundi Bashkim Finon në zgjedhjet për president në FSHF.

Në kongresin e 43 të UEFA-s që u mbajt në Roma Alekasandër Ceferin u rizgjodh president I UEFA-s me mandat të plotë, pasi më herët manadati I tij ishte 2-vjeçar për shkak të zëvendësimit të Platinis.

Në kongres u mbajt edhe një raport për luftën kundër trukimeve në futboll ku ishte edhe çështja e Skënderbeut. Duka, ashtu si edhe 54 anëtarët e tjerë, votuan pro dënimit të klubit korçar.

Gjithashtu gjatë kongresit u përkujtuan edhe figurat e mëdha të futbollit në Europë që ndruan jetë gjatë periudhës së fundit. Së bashku me figurat e tjera, u mbajt 1 minutë heshtje edhe për Mikel Jankun e Skënder Hykën.

Artikulli paraprakSIGURIMET SHOQËRORE, PAGESA PËR AKSIDENTET NË PUNË DHE SËMUNDJET PROFESIONALE
Artikulli tjetërVDIQ PACIENTI NË DHJETOR, GJYKATA PEZULLON DY MJEKË TË URGJENCËS