Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkullimin e automjeteve dhe furnizimin me energji elektrike në zonat malore. Probleme të mëdha janë regjistruar edhe në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

Datën e 6 janarit një makinë tip fuoristradë e cila drejtohej nga një banor i zones Nard Polia për shkak të ngricave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar buzë greminës.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë menjëherë nga makina dhe ka kërkuar ndihmën e banorëvë të zonës të cilët sapo mbërritën bënë të mundur pas disa minutash nxjerrjen e automjetit që përpak sa nuk përfundoi në greminë.

Në një video të cilën e kanë postuar vetë banorët në rrjetet sociale shihet një automjet buzë humnerës, ndërsa po ndihmohet nga banorë të tjerë për ta shpëtuar dhe rikthyer në rrugë.

Në pamje shihet se makina ka ngecur në mënyrë të pjerrët dhe banorët e kanë lidhur me një litar në mënyrë që ta nxjerrin nga aty.

Vetë banori i zonës së i Dukagjinit ka bërë video-mesazh ku i drejtohet politikanëve dhe kryebashkiakes së shkodrës Voltana Ademi duke i treguar se në cfarë gjendje ndodhen banorët të cilët rrezikojnë jetën e tyre cdo ditë nëpër këtë aks.

Në Dukagjin gjendje vazhdon të jetë e rënduar si shkak i dëborës dhe ngricave në rrugë

PUBLICITET