Rreth 400 forca të policisë lokale të Shkodrës si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me 60 mjete, kanë nisur që në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë anti-kanabis në zonën e Pultit në Shkodër Deri në këto momente janë asgjesuar rreth 4 mijë bimë narkotike dhe po vijon operacioni në disa sipërfaqe toke, ku janë konstatuar më parë përmes pamjeve nga ajri, parcelat e mbjella, informon policia e Shtetit.

Kjo është një zonë me risk, pasi rreth një vit më parë pikërisht në vendin ku po zhvillohet operacioni sot, u sulmua me armë helikopteri i Policisë së Shtetit.  Dy helikopterë monitorojnë nga ajri – Brenda 2 orësh janë asgjësuar mbi 4 mijë rrënjë kanabis- informojne burimet policore . “Janë angazhuar dhe helikopterë për montiorimin e zonës nga ajri. Gjithashtu seicili grup kontrolli i policisë që merret me evidentimin dhe asgjësimin e parcelave shoqërohet nga dy efektivë, një i RENEA-s dhe tjetri i FNSH-së të cilët ruajnë kolegët. Pritet që ky operacion të mos mbyllet këtu dhe te vijoje akoma me tej, deri ne parcelen e fundit, bejne me dije drejtues te policise se shkodres.

PUBLICITET