“Nuk pendohem për krimin. Po të kisha mundësi do të kisha vrarë edhe vëllain e tretë”, kjo është deklarata e autorit të vrasjes së dy vëllezërve Shkëmbi në Drisht të Shkodrës. Aleksandër Dushaj, autori i cili ditët e para të 2016-ës ekzekutoi me armë dy vëllezërit Shkëmbi, u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme rreth orës 23 në zonën e kamzës.

Në momentin e marrjes në pyetje nga efektivët e policisë, Dushaj u shprehë se nëse do të kishte mundësi do të kishte vrarë edhe vëllain e tretë. Dushaj është vënë në pranga në Kamëz, ndërkohë që prej disa ditësh ai po kërkohej nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA me Shkodër. Burime bëjnë me dije se Dushaj nëpërmjet personave të tjerë ka kërkuar që të negociojë me policinë, por ka këmbëngulur që ti sigurohet jeta. Më pas kanë qenë oficerë të Policisë të cilët kanë komunikuar personalisht më të dhe kanë rënë dakort që vendtakimi i dorëzimit të jetë në Kamëz. Dushaj është sjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku është marrë në pyetje, ndërsa pritet që të trasferohet në Policinë e Shkodrës. Më 2 janar Aleksandër Dushaj vrau dy vllezërit , Abdullah dhe Skënder Shkambin, pasi njeri prej tyre refuzoi ti jepte vajzen për nuse.