Dy aksidente të ndodhur në 24 orët e fundit në Tiranë, kanë regjistruar edhe një numër të madh të plagosurish.

Në rastin e parë, e cila është pasuar me arrestimin e drejtuesit, makina është përplasur me një dyqan në Kamëz, dhe ka goditur e plagosur edhe dy persona.
Në aksidentin e dytë e ndodhur te Ura e farkës, janë përplasur dy mjete, dhe janë plagosur 7 persona, që gjendeshin në to.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 21. 10. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S. C., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në Kamëz, në “Bulevardin Blu”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me murin e një dyqani, për pasojë janë aksidentuar këmbësorët F. Gj., dhe H. Gj., vjeç 48 e 16, banues në Kamëz, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 21. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. B., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën e Elbasanit, tek “Ura e Farkës”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me mjetin tip “Benz” të drejtuar nga shtetësia M. C., vjeçe 32, banuese në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe pasagjerët, D. B., M. S., H. C., E. C., dhe M. S., vjeç 30, 62, 52, 27 e 29, të cilët pas mjekimit në spital, janë larguar në banesa. Neni 290 i Kodit Penal.