Dy aksidente të tjera kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Tiranë. Për fatin e mirë, edhe këto aksidente kanë përfunduar pa viktima, megjithëse dy persona kanë përfunduar në spital.

Aksidenti i parë ndodhi në Unazë, ku një mjet ka aksidentuar biçiklistin L. Z., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa aksidenti i dytë përfundoi edhe me arrestimin në flagrancë të A. H., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues E. T., 26 vjeç, banues në Durrës,

ku për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin “Volkswagen”, S. L., 34 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 11. 09. 2018, në Unazë, një mjet ka aksidentuar biçiklistin shtetasin L. Z., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mjeti në vendngjarje. Po kryhen veprimet proceduriale.

Më datë 12.09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues E. T., vjeç 26, banues në Durrës, ku për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin “Volkswagen”, shtetësja, S. L., vjeçe 34, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 i Kodit Penal.