Dy aksidente në një distancë prej rreth 50 metrash kanë ndodhur pasditen e sotëm në rrugën e Rinasit.

Burime raportojnë se nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat kanë ndodhur dy aksidentet.

Nga këto aksidente ka një trafik të rënduar në rrugën që të çon në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, si dhe anasjelltas.

Policia po punon për kthimin e gjendjes në normalitet.