Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutave në aksin rrugor Librazhd – Pogradec.
Në fshatin Xhyrë në segmentin Librazhd – Prrenjas, një kamion i një firme ndërtimi ka dalë nga rruga dhe u përmbys. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërsa në Qafë Thanë, një “Ford Fiesta” me targa maqedonase humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Në automjet udhëtonin burrë e grua, të cilët nuk kishin pësuar lëndime. Edhe ky aksident ka kaluar vetëm me dëme materiale.

Artikulli paraprakI RIU GJENDET I VDEKUR NË QENDËR TË KORÇËS
Artikulli tjetërEDI RAMA TAKIM ME MËSUESIT NË ELBASAN, MBËSHTETËSIT E PD-SË E PRESIN ME PROTESTA