Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin ku një automjet është përplasur me bordurën anash rrugës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Papërr.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i bllokuar brenda mjetit drejtuesi. Për të bërë të mundur nxjerrjen e tij jashtë makinës drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar , policia dhe zjarrfikësja të cilët pasi e kanë nxjerrë e kanë transportuar në ambulancë drejt spitalit rajonal të Elbasanit. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë lagështia në rrugë.

Po kështu një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku drejtuesi i një mjeti, K.V., banues në Pogradec, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën ndarëse. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të cilët ishin në këtë mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

Artikulli paraprakMETA: JA SI RAMAFORMA E LA VENDIN PA GJYKATË KUSHTETUESE
Artikulli tjetërPS-JA KËRKON SHKARKIMIN NGA BSH, REAGON MALAJ: BALLA MË ÇOI KËRCËNIME, PRISNI SE DO TË FLAS ME EMRA