Dy aksidente të trefishta janë regjistruar nga Policia e Tiranës, në 24 orët e fundit. Aksidentet e ndodhura në akset nacionale, kanë regjistruar edhe 4 persona të plagosur, të cilët janë drejtuar për ndihmë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë –Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 07. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A. P., vjeç 33, banues në Fier,

pasi në autostradën Kavajë – Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi G. D., vjeç 43, banues në Divjakë, i cili është përplasur me mjetin tip “Mazda”, me drejtues G .Sh., vjeç 47, banues në Tiranë, ku janë dëmtuar pasagjeret R. D., dhe E. Sh., banues në Divjakë, dhe pasagjerja E. Sh., banues në Tiranë, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit U. S., dhe G. Ç., banues në Durrës e Tiranë, pasi në afërsi të Saukut, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chrysler” dhe “Ford”, janë përplasur midis tyre dhe me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues L. B., vjeç 27, banues në Tiranë,

për pasojë është dëmtuar pasagjerja shtetësia L. G., vjeçe 24, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakTENTOHET TE GRABITET ARGJENDARIA, SHITESJA MPOSHT GRABITESIN
Artikulli tjetërTURISTI KROAT HUMBI PORTOFOLIN NË SARANDË, I RIU SHQIPTAR IA DËRGON ME POSTË NË SHTËPI