Një tjetër aksident ka ndodhur në Shkodër duke qenë problemi kryesor i këtyre ditëve. Në rrugën Shkodër-Hot i Ri një mjet me targë E 57 38 F tip Opel që po lëvizte papritur ka dalë nga rruga. Brenda mjetit sipas burimeve policore ndodheshin dy persona, drejtuesi dhe një tjetër pasagjer.

 

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e spitalit rajonal të Shkodrës duke bërë të mundur transportimin e dy personave drejt spitalit për t’i dhënë ndihmën e parë. Pas mjekimit që kanë marrë këta dy shtetas mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa kanë marrë vetëm dëme të lehta. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë duke nisur hetimet e para për këtë aksident të ndodhur.

 

Pas kqyrjes të vendit të ngjarjes, burimet policore bëjnë me dije se shkak i aksidentit janë bërë frenat e makinës. Një defekt aty ka bërë që mjeti të dalë jashtë rrugës duke u përplasur me një mur rrethues. Drejtuesit e mjetit ka dashur që të frenojë por e ka patur të pamundur ndaj ka devijuar në mënyrë që të mos përplaset me mjetet e tjera që ishin në lëvizje.

 

Dalja prej aksit kryesor ka bërë që të përplasen me murin rrethues. Rrezikshmëria ka qenë e lartë për shkak se në vendin ku mjeti ka devijuar mund të binte disa metra poshtë. Megjithatë mjeti ka arritur që të ndalet në kohë pa rrezikuar dy personat që ndodheshin brenda tij. Ky nuk është aksidenti i vetëm sepse pasditen e 30 korrikut ka patur një tjetër përplasje por sërish vetëm me të dëmtuar lehtë.

 

Artikulli paraprakHOT I RI, FSHATI ME 30 MINUTA UJË NË DITË
Artikulli tjetërDAJÇ, “PËRMBYTJA” VAZHDON…