Dy vrapues janë rrëzuar dhe vdiqn pak momente pasi vijës së gjysmë-finisht në maratonë.

Njëri nga atletët, burrë rreth moshës 30 vjeç, vdiq para bashkëshortes dhe fëmijës së tij 1 vjeç. Ndëra atleti tjetër, rreth 20 vjeç, përfundoi garën me të dashurën para se të rrëzohej në tokë.

Dy vrapuesit u dërguan në spital por ndërruan jetë tragjikisht pas mbërritjes në spital.

Të dy atletët merrnin trajtim për arrest kardiak.

“Dy vrapues që morën pjesë në Cardiff Half Marathon më 7 tetor kanë vdekur. Të afërmit e tyre janë njoftuar,”-tha një zëdhënës i maratonës.

Më shumë se 25 mijë persona morën pjesë në garën 20 km, e cila u mbajt në kushte të ideale atmosferike. Eventi, i organizuar nga Run4Ëales, filloi në Kështjellën e Kardifit në ora 10 të mëngjesit dhe përfundoi jashtë Qendrës Civile.

Cardiff Half Marathon, e themeluar në vitin 2003, është gjysma maratona e dytë më e madhe e Britanisë së Madhe pas The Great North Run.