Tre persona kanë humbur jetën në qarkun e Durrësit. Sipas burimeve zyrtare nga Policia, viktimat janë helmuar me fostoksinë.

Dy burra të moshës 50 e 69 vjeçe dhe një grua 56 vjeçe, kanë zgjedhur ti japin fund jetës, në Durrës e Krujë.

Komisariati i Policisë Durrës
• Më datë 27. 08. 2018, në spital, ka vdekur shtetasi K. U., vjeç 50, banues në Durrës, i cili në banesë kishte pirë fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Durrës
• Më datë 27. 08. 2018, në lagjen nr. 15, në banesë është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasja E. D., vjeçe 56, e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë

• Më datë 27. 08. 2018, në Fushë Krujë, në banesë, është gjetur i vdekur, shtetasi B. M., vjeç 69, i cili dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.