Dy persona kanë rënë në pranga të policisë për ushtrim dhune në familje.

Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Amarildo K., 32 vjeç, banues në Fier. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Spitalin Rajonal Fier, pasi e ka përndjekur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëjetueses 16 vjeçare, dhe sipas kallzimit të saj, ai ka ushtruar dhunë edhe herë të tjera”informon policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhunë në familje”.

Sakaq policia e Lushnjes vuri në pranga Blerim Çilin, 36 vjeç, banues në fshatin Golem i Madh. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe ka nxjerrë forcërisht nga banesa në sy të fëmijëve, bashkëshorten e tij, shtetasen B.Ç, 31 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

Artikulli paraprak50 NGJARJET MË TË RËNDËSISHME QË NDODHËN NË SHQIPËRI GJATË VITIT 2016
Artikulli tjetërGJENDET KUTIA E ZEZË E AVIONIT TË RRËZUAR RUS