Dy ditë pas arrestimit nga Policia e Tiranës me qëllim ekstradimin në Itali për të vuajtur dënimin për trafik droge, Universiteti i Tiranës ka pezulluar nga detyra pedagogun Dritan Shoraj.

Në një njoftim të shkurtër për mediat, Universiteti i Tiranës thekson se Shoraj pezullohet deri në marrjen e dokumentacionit të plotë nga institucionet përkatëse.

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni pasi u njoh me informacionin e bërë publik nga Policia e Shtetit në datën 10.11.2018 për z.Dritan Shoraj, i arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, vendosi më datë 12.11.2018 pezullimin nga detyra të z.Dritan Shoraj,

personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, deri në marrjen e dokumentacionit të plotë nga institucionet përkatëse për këtë shtetas.

Njoftim i Universitetit të Tiranës për Dritan Shoraj
Sot gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për pedagogun e arrestuar ditën e shtunë në Tiranë, pasi ishte i dënuar në Itali për trafik droge me 4 vite burg. Dritan Shoraj u arrestua ditën e shtunë pasi u ekzekutua një urdhër-arresti nga Interpoli. Shoraj është arrestuar për llogari të shtetit italian, por në Shqipëri ai nuk është një eksponent i panjohur

.
Pedagog që prej viti 2012, Dritan Shoraj kishte ngritur profilin e një eksperti ekonomie, ndërkohë që ishte një eksponent i ngritur edhe në Partinë Demokratike. Shoraj mbante gradën e Doktorit të Shkencave, dhe ishte si ekspert i jashtëm i Delegacionit të Unionit Europian në Shqipëri.

Prej vitit 2012 Shoraj është punësuar në këtë universitet dhe sipas dekanit Dhori Kule, ishte pjesë e Departamentit Menaxhimit. Gjatë këtyre viteve Dritan Shoraj jepte leksione për studentët në tre lëndë të ndryshme, si Etikë Biznesi, Qeverisje Koorporatash dhe Menaxhim Biznesi.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE