Dy familje shqiptare që jetonin në Castelcovati, në provincën e Brescia-s janë bërë protagonistë të mediave lokale në vendin fqinj.

Kjo për shkak të një konflikti mes tyre i cili shkaktoi 4 të plagosur.
Banesat e tyre kanë qenë afër njëra-tjetrës, ndërkohë që karabinierët janë duke hetuar shkakun e konfliktit i cili solli më pas dhunën.

Në fillim pati ofendime dhe të bërtitura, e më pas nga shqiptarët janë përdorur thikat dhe shishet e thyera.

Në total, numri i personave që u përfshinë në sherr ishte 6, ndërsa 4 prej tyre u dërguan në spital pasi kishin nevojë për ndihmën mjekësore.

Policia ende nuk e ka zbardhur këtë ngjarje, por po heton që të gjejë përgjegjësit e dhunës.