Tentativa e vetëvrasjes si një fenomen shqetësues, ka regjistruar tre raste ët tjera, në 24 orët e fundit, vetëm në qarkun e Fierit.

Dy gra dhe një burrë, në Fier e Lushnje, kanë zgjedhur ti japin fund jetës, duke përdorur fostoksinë e medikamente mjekësore, por, ndërhyrja në kohë dhe ndihma e mjekëve, ka bërë që ata të kapërcejnë rrezikun për jetën.

Më datë 14. 10. 2018, në fshatin Sektor-Seman, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja L. K., vjeçe 43, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.
Komisariati i Policisë Lushnje.

Më datë 14. 10. 2018, në fshatin Shegas, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente shtetasja B. H., vjeçe 46, e cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnje, për vlerësim.

Më datë 14. 10. 2018, në lagjen “Kongresi”, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore shtetasi A. K., vjeç 53, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnje, për vlerësim.

Artikulli paraprakSHKODER :PLUMBI‘QORR’ HYN NË SHTËPI, ENIGMË AUTORI
Artikulli tjetërTREGTARI SHQIPTAR I DROGËS KAPET DUKE SHPËRNDARË KOKAINË ME BIÇIKLETË