Dy grekë arrestohen në afërsi të kufirit me mbi 100 kg kanabis shqiptar

Dy shtetas grekë jane arrestuar paraditen e te enjtes ne vendin e quajtur Eklisohori, ne afersi te kufirit me Shqiperine. Te dy ata, te moshes 42 dhe 31 vjeç u ndaluan ndersa po leviznin me makine prane rruges nacionale Janine- Igumenice. Nga kontrolli u gjeten 12 paketa me kanabis, me peshe te pergjithshme 107,850 kilograme. Nga hetimet e para rezultoi se ata e kishin marre drogen ne dorezim ne afersi te kufirit te gjelber, prej personash qe e kishin sjelle nga toka shqiptare. Policia sekuestroi ne cilesine e proves drogen, si dhe automjetin qe ishte ne pronesi te 42 vjeçarit. Te dy ata u percollen ne prokurorine e Igumenices, te akuzuar per transport dhe posedim droge me qellim trafikimin.