Tjetër operacion antidrogë është zhvilluar në Greqi, ku protagonist janë shtetasit shqiptarë.

Policia greke ka ndaluar dy automjete, njëri kontrollonte rrugën dhe tjetri transportonte lëndën narkotike.

Dy makinat janë ndaluar në zonën e Kosturit. Në makinën e parë ndodheshin dy shtetase grek, 52 dhe 23 vjeçë, të cilat shërbenin për të kontrolluar rrugën ku do të kalonte makina e dytë, që transportonte një sasi prej 81 kg drogë.

Mjeti i dytë drejtohej nga një 32-vjeçar shqiptar, i cili fillimisht braktisi makinën dhe u largua, por më pas u arrestua pas kërkimeve me anë të qenit.

Droga ishte e ndarë në 4 çanta, me 16 pako.
Pas kontrolleve në shtëpinë e 52-vjeçares greke u sekuestruan 125 gram marijuanë dhe 69 euro.

Nga hetimi rezulton se shqiptari kishte hyrë në Greqi në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelber. Atij iu sekuestruan 300 euro, 4 celulare me 6 karta SIM.

Artikulli paraprakGRABITEN 7 MILIONË LEKË NË NJË BANESË
Artikulli tjetërNESËR PROTESTA, MBULOHET GODINA E KRYEMINISTRISË