ARRESTIMET E POLICISE NË 24 ORË .

Policia e Shkodres ka bërë arrestimin e shtetasit Lekë Tanushi, vjeç 42, banues  në Laç Vau Dejës Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë nga shërbimet e Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, si rrjedhojë e ekzekutimit të Urdhërit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, pasi Gjykata Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 354 datë, 15.07.2014, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të lëndeve narkotike”. Gjithashtu policía e Shkodrës ka bërë arrestimin në flagrancë   të shtetasit me inicialet G. M. vjeç 51, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ka tentuar të kryejë vepra të turpshme, me një shtetas  të mitur, duke e kërcënuar me jetë.  Me datën 15. 07. 2014, u bë ndalimi i shtetasit Astrit Boka, vjeç 34, banues në Pukë.
U bë pasi ka qenë person i shpallur në kërkim nga policía dhe i dënuar me Vendim të Gjykatës Apelit Shkodër me 8 muaj burgim , për veprën pena të “Dhunë në familje”. Filloi preçedimi penal Pa autor për veprën penale të “Vjedhjes”, pasi persona të pa identifikuar kanë vjedhur banesën e shtetases Gj. D., vjeç 72,  banuese në  Shkodër. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton së është vjedhur një televizor i Markës “SAMSUNG”  32  polsh. Po punohet për zbulimin dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje. Filloj precedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve :  Salvador N.,  vjeç 65,  banues në Shkodër, Diellë P., vjeç 75,  banues në Shkodër, Marjan M., vjeç 29,  banues në Shkodër, Palë Z., vjeç 70,  banues në Shkodër.
Procedimi filloi pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga Kompania CEZ Shpërndarje Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, është konstatuar se kishin lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit Shkëlqim U., vjeç 40, banues në Shkodër. Procedimi filloi pasi ky shtetas duke qenë i divorcuar, kundërshton vendimin e Gjykatës për mbajtjen e fëmijëve, të cilët i janë lënë në kujdestari ish/bashkëshortes.  Policia ka bërë plotësimin e Kërkesë – Padia për lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtes për shtetasen V. M., vjeç 57, banuese në Shkodër.
Kërkesë – Padia u plotësua pasi vjehrra e saj shtetasja P. M., vjeç 70, ushtron ndaj saj dhunë psikologjike. Filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit Nikë N., vjeç 43, banues në Shkodër. Proedimi filloi pasi ky shtetas në aksin rugor në Fshatin Xhaj, Komuna Shkrel u kap duke transportuar me automjetin e tij një sasi prej 8 m kub lënëdë drusore për të cilat nuk dispononte asnjë dokument. Ndaj shtetasit Edi Gj., vjeç 32, banues në Fushë – Arrëz, Pukë  filloi procedimi penal pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policía në lokalin e tij në Fushë – Arrëz, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 aparatuar të lojrave të fatit për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion.